E enjte, 19 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 16 sekonda më parë
Ekonomi

Ligji i ri për sponsorizimet, “Ekonomia” miraton propozimin e Braçes për rritjen e fondit vjetor

Projektligji i ri për sponsorizimet, i miratuar së fundmi nga Këshilli i Ministrave, ka rikthyer diskutimet për mënyrën se si bizneset private mund të financojnë sportin, artin dhe kulturën në Shqipëri, duke përfituar lehtësi tatimore.

Gjatë diskutimit të nismës, deputeti socialist Erion Braçe ka propozuar disa ndryshime, duke kundërshtuar kufizimin prej 30 milionë lekësh për një sponsorizues dhe duke kërkuar rritjen e fondit të përgjithshëm vjetor nga 2 në 3 miliardë lekë.

“Te neni 15, shuma maksimale vjetore e sponsorizimeve për një sponsorizues është 30 mln lekë të reja. Kemi argumentuar që ky kufizim është i paarsyesghëm, mund të jetë një sipërmarrje e madhe dhe realizon një fitim të konsideryeshëm që nuk mundet të kufizohet në 30 mlnë lekë. kufizimi vendoset nga kontrata mes palëve mendoj unë, nuk mund të ketë kufizim mes një klubi sportiv dhe një sipërmarrësi për të sponsorizuar klubin. Për një sportist individual mund të jetë një vlerë e arsyesgme vjetore, por prapë rregullohet me kontratë mes tyre. Pika e parë duhet të bjerë për mua, nuk kemi pse vendosim kufizim në këtë aspekt. Vlera totale vjetore e sponsorizimeve nuk mund të tejkalojë 2 mld lekë. Këtu kemi propozimin për ta bërë 3 mld lekë”, tha Braçe.

“Kërkesa e 30 mln lekëshit ka ardhur nga ministria e financave, bazuar te modeli kush vjen i pari, paguan i pari dhe kur arrihet tavani 2 mld lekë, kalohet te viti tjetër. Lë për të dëshiruar edhe për ne, kishim propozuar që këto ndarje dhe ndërhyrje për të bërë të zbatueshme, duhet të bëhen ne udhëzimin e përbashkët ose në një akt nënligjor, ne jemi për ta hapur këtë gjë që të mos jetë për një herë në vit sponsorizimi, mund të jetë për një aktivitet një herë në vit, por jo për të gjithë vitin një herë një sponsorizim”, tha Blendi Gonxhja, ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Propozimet e Erion Braçes u miratuan në Komisionin e Ekonomisë, por duhet të marrin ok edhe nga komisionet e tjera që projektligji të miratohet i ndryshuar sipas amendamenteve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.