Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar menjëherë pas fjalës së kryeministrit Edi Rama sot në Vlorë, i cili i paralelizoi spitalet në Shqipëri me ato të Turqisë dhe Gjermanisë.

Përmes një postimi në “Facebook”, Bardhi ka sjellë në kujtesë premtimet e bëra nga kryeministri Edi Rama, për të cilat tha se rezultuan vetëm manipulime.

Ai theksoi se Rama është një politikan mashtrues që duhet larguar më 25 prill.

“Sot njësoj si dje – Asgjë e re: Me plehrat në krah, jo më në sfond! Kush ka dëgjuar Edi Ramën sot në Vlorë, duhet të jetë ndier i tallur pa fund. Kryetari i Komitetit të Hajdutëve të Rilindur e bëri Shqipërinë më të zhvilluar se Gjermania, se Zvicra dhe se Italia po e po. Shëtiti për 2 orë në të gjithë hartën e Europës nga Azia e Vogël në Azore, nga Mesdheu në Skandinavi, por nuk u tha vlonjatëve dhe shqiptarëve pse shëndetësia sot jo vetëm nuk është falas, siç premtoi 8 viet më parë, por është më e shtrenjtë dhe më e paarritshme për shumicën e shqiptarëve. Edi Rama nuk tha pse vlonjatët nuk kanë punë, pse të rinjtë ikin, pse ua ka rritur taksat, pse bizneset falimentojnë dhe biznesi i trafikut të drogës lulëzon. Edi Rama nuk u tha se nga vota e vlonjatëve për Partinë Socialiste, u pasurua Damiani, por u varfëruan vlonjatët; u punësua Dritan Leli nga Tirana në Vlorë si Kryetar Bashkie, por u larguan mijëra të rinj vlonjatë nga Vlora, sepse 300 mijë vendet e punës që premtoi ishin një mashtrim. Të tallur nga Edi Rama duhet të jenë ndier edhe mjekët, infermierët, mësuesit, administrata që ai e keqpërdor për propagandën e tij. Rroga e tyre nuk është rritur asnjë qindarkë gjatë 7 viteve të keqqeverisjeë së Edi Ramës. Edi Rama është një politikan mashtrues dhe i dalë boje. Më 25 prill, bashkë me shqiptarët, do ta largojmë këtë të keqe, që mashtron dhe tallet prej 23 vjetësh me shqiptarët.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *