Deri tani në Itali janë vetëm 2 paciente që kanë gjetur vdekjen nga koronavirusi e që janë nën 40 vjec.

Sipas autoriteteve shendetësore italiane në të dyja rastetm viktimat nën 40 vjec kishin patologji të tjera.

Njeri nga viktimat, 39 vjecar vuante nga sëmundje onkologjike dhe vdiq në spital.

Ndërkohe viktima tjetër gjithashtu 39 vjec, vdiq në shtëpi dhe vuante nga diabeti, obeziteti dhe probleme të tjera shëndetesore.

Lajmi u konfirmua nga Silvio Brusaferro, Presidenti i Institutit Shëndetësor Kombëtar në Itali.

Në total numri I viktimave në këtë vend është 1266 ndërsa I të prekurve mbi 15 mijë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *