Dy të rinj kanë humbur jetën në një aksident në superstradën Fushë-Krujë – Thumanë.

 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak pas mesnatës kur automjeti ku po udhëtonin katër persona ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen.

 

Viktimat janë një 25-vjecar me banim në Lac dhe 28-vjeçar banues në Tiranë. Ndërkohë dy personat e tjerë që udhëtonin në makinë ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

 

Sikurse bëjnë me dije uniformat blu, vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *