Tre persona u kapen në flagrancë në Mirdite duke transportuar 17 kilogramë
lëndë narkotike cannabis sativa.

Shërbimet e Policisë Lezhë finalizuan me sukses operacionin e koduar “Bisakë”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Altin Pershqefa 31 vjeç, Shkelqim Pershqefa 32 vjeç dhe Çelnik Pershqefa, 35 vjeç, banues në fshatin Bisakë, Mirditë.

Shërbimet e Policisë Lezhë kishin marrë informacione se këta shtetas po transportonin lëndë narkotike nga Mirdita në drejtim të Lezhës. Bazuar në këto informacione, në vendin e quajtur “Gëziq”, Mirditë, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin e dyshuar tip “Benz”.

Gjatë kontrollit të automjetin me drejtues shtetasin Altin Pershqefa dhe pasagjerë vëllain dhe kushëririn e tij, shërbimet e Policisë gjetën 17 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *