E enjte, 8 Tetor 2026 Te Paekpozuarit (Live) deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Dy të rinj shqiptarë kapen me 800 mijë euro në çantë/ Paratë dyshohet se vinin nga trafiku i drogës

Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë në Milano pasi akuzohen për trafik droge.

Mësohet se dy të arrestuari shqiptarë janë të moshës 19 dhe 28-vjeç ndërsa emrat nuk bëhen të ditur. Ata janë kapur me një shumë prej 800 mijë eurosh “cash”, që dyshohet se janë të fituara nga shitja e kokainës.

Policia ishte informuar se një apartament në Via della Cooperation në Rozzano, përdorej nga grupe shqiptare për trafik droge. Raportohet se dy shqiptarët janë parë në orët e vona të mbrëmjes duke kryer lëvizje të dyshimta.

Vazhdo të lexosh

Reklamë