Subscribe

Shumë shpejt parku i Liqenit Artificial do të jetë destinacioni i të gjithë atyre që preferojnë të ecin, të vrapojnë apo të pedalojnë në natyrë. Rigjallërimi i një pjese të parkut ka nisur, me ndërtimin e dy pistave që shumë shpejt do të jenë në dispozicion të sportdashësve.

 

“Sot jam shumë i kënaqur dy herë: një herë si kryetar i bashkisë për një investim fantastik në kurorën e Liqenit, dhe një herë si vrapues që po përgatitet për “Maratonën e Tiranës”. Më në fund po mbajmë premtimin tonë për ta kompletuar komplet pistën e vrapimit të Liqenit të Tiranës. Pista e re fillon nga Kopshti Zoologjik, aty ku mbaron diga, dhe deri në kufi me Pallatin e Brigadave, që e kompleton në të dyja anët.”

 

Kryebashkiaku theksoi se projekti merr një rëndësi të veçantë për faktin se për herë të parë në park parashikohet edhe një korsi e dedikuar për biçikletat, e cila do të ndërtohet në pjesën më pak të populluar të liqenit.

 

“Kemi pasur ankesa nga admiruesit e çiklizmit prej faktit se formalisht e kemi ndaluar përdorimin e biçikletës te liqeni prej fluksit të madh të qytetarëve. Kësaj here do të kemi një korsi të dedikuar edhe për çiklistët, që kushdo që të vijë, qoftë për të ndenjur apo pushuar, qoftë për të vrapuar apo për të përdorur biçikletën, të ketë hapësirën e tij në Parkun e Liqenit, i cili sot numëron 300 mijë vizitorë unik çdo vit”.

 

Veliaj theksoi se kush ka ndërtuar pa leje nuk do të tolerohet, e nëse ata shkelin ligjin do të procedohen penalisht.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *