Koronavirusi vazhdon të prekë ditë pas dite personelin shëndetesor në Tiranë.

Edhe këtë të premte janë regjistruar dy raste të reja me Covid-19 në mesin e stafit mjekësor në kryeqytet. Mirëpo ndryshe nga ditët e kaluara kur të gjitha rastet I patëm në QSUT, këtë herë burime për Vizion Plus bëjnë të ditur se dy rastet janë në qëndra shëndetesore.

Rasti I parë është një mjeke në qëndrën shëndetesore numër 9 ndërsa pacienti I dytë me covid-19 është një mjek tek qëndra shendetesore numër 2.

Gjithashtu në mesin e 12 rasteve që pati kryeqyteti në orët e fundit është edhe një mesuese në një shkollë 9-vjecare, që nuk dihet se ku është infektuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *