Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kësaj e të shtune në dalje të qytetit të Beratit, në zonën e Kombinatit. Një automjet në të cilin udhëtonin 2 femra është përplasur me një mjet tjetër. Nga përplasja ka ngelur e plagosur një pasagjere. Ajo udhëtonte bashkë me shoqen e saj, që drejtonte makinën.

 

Dëmtime të lehta morën edhe tre djemtë që udhëtonin me mjetin tjetër. Të aksidentuarit janë jashtë rrezikut për jetën.

 

Po mbrëmjen e kësaj të shtune, në aksin Korçë-Pogradec një mjet doli nga rruga. Nga përplasja u plagosën shoferi dhe bashkëshortja e tij, të cilët nuk kanë marrë dëmtime serioze. Ata ndodhen në spital. Dyshohet që shkak për aksidentin të jetë bërë lagështia në rrugë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *