Subscribe

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi nga Tepelena ata që ai i quajti si pengmarrës të aeroportit të Rinasit. Ky paralajmërim vjen pas bllokimit të punës në aeroportin e Rinasit, për shkak të grevës së kontrollorëve të Albcontrol.

Sipas tij, Ilir Meta dhe Berisha po tentojnë të rrëzojnë shtetin, ndërsa iu bëri thirrje punonjësve që të kthehen në detyrë.

“Ka ndodhur një akt i paimagjinueshëm, është marrë peng aktiviteti i aeroportit nga një grup i nxitur drejtpërdrejt nga Sali Berisha dhe Ilir Meta. Po përdorin  një gur me emrin Leshko. Kupton edhe një herë se si Ilir Meta dhe Sali Berisha janë në këtë përpjekje për të rrëzuar Qeverinë tonë, duke rrezikuar shtetin. Kanë bllokuar edhe vaksinimin. Por nuk do t’ia arrijnë. Kanë gjetur Qeverinë dhe Kryeministrin e gabuar. Unë shpresoj shumë dhe u bëj thirrje punonjësve që të kthehen në detyrë një orë e më parë. Paga është ulur si rezultat i pandemisë që ka goditur kudo dhe ka goditur më së shumti sektorin e transportit. Aktualisht e kanë mbi 2400 dollarë dhe nuk pranojnë të punojnë me këtë rrogë. I kanë bërë llogaritë gabim por plani i tyre për të mbyllur aeroportin mundësisht deri në zgjedhje dhe plani për goditjen e sigurisë kombëtare do të dështojë.  Bllokimi i aeroportit bllokon ardhjen e vaksinave, bllokon lëvizjen e qytetarëve. Këta të gjithë janë socialistë, demokratë, me bindje të ndryshme dhe goditen po njësoj në emër të asaj politike ogurzezë për Shqipërinë, ekonominë e këtij vendi, të ardhmen e këtij vendit”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *