Një 65-vjeçar është kapur me drogë këtë të martë nga Policia e Tepelenës.

 

Në pranga përfundoi M.E., të cilit iu gjet në banesë 1 kg lëndë narkotike.

 

Uniformat blu, pas informacioneve të marra se në banesën e tij gjendej një sasi lënde narkotike, nisën hetimet dhe pas evidentimit ka goditur rastin duke e arrestuar 65-vjeçarin në flagrancë.

 

Nga kontrolli i ushtruar, në banesën e tij u gjet 1 kg lëndë e dyshuar narkotike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *