Operacioni Forca e Ligjit ka shkuar sot në Tiranë, ku ia ka nisur formularët për të vetëdeklaruar burimin e pasurisë dy të dënuave më parë për drogë dhe vjedhje.

Flamur Lena dhe Gjelosh Vukzaj duhet të justifikojnë brenda 48 orëve burimin e pasurisë.

Lena është i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, ndërsa Vukzaj për “Vjedhja me dhunë”, e mbetur në tentativë.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *