Operacaioni “Forca e Ligjit” ka shkuar këtë të mërkurë në Korçë dhe Durrës, ku iu ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë tre të dëuarve për vepra të ndryshme penale.

Pasurinë duhet ta justifikojnë për 48 orë Fatos Xhambazi, Besnik Imeraj, Lutfi Shabani.

Ky i fundit është mik i Shullazit dhe njihet ndryshe dhe si “Ben Çami”. Ai ra ne pranga se bashku me dy persona te tjere, pasi u kap me një sasi prej 575 kg hashash ne piken kufitare te Kapshtices. Shabani akuzohet si organizator i trafikut nderkombetar te heroines nga Turqia ne Shqiperi.

Ne 2016, ai u arrestua si pjese e nje grupi trafik droge ne rang nderkombetar.

Po ashtu, formulari i vetëdeklarimi i shkoi Fatos Xhambazi, banues në Korçë dhe dënuar për veprën penale “Trafikimi i të miturve” kryer në bashkëpunim.

Nga ana tjetër, Besnik Imeraj, me banim në Durrës, ka qenë i dënuar për “Vjedhje me armë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *