Mbyllet një tjetër mbrëmje magjike në ekranin e Vizion Plus, një natë ku emocionet, lotët por dhe iluzioni e bënë të paharrueshme Albania’s Got Talent.
Zëra ikonikë, numra mgjie që lanë gojëhapur katërshen e jurisë Agron Llakaj, Adelina Ismajli, Els Lila dhe Kastro Zizo, por mbi të gjitha performanca fantastike e Sjamirit, i cili rrëmbeu dhe Golden Buzzerin e fundit të këtij sezoni, duke u kualifikuar direkt për finalen e madhe ku do të garohet për 20 mijë euro.
Nën moderimin e talentit Isli Islami, kjo e hënë solli në familjen e çdo shqiptari përmes ekranit kombëtar Vizion Plus, energji pozitive, emocione të forta e mbi të gjitha dashuri.
Për të gjithë ju që nuk mundët ta ndiqni LIVE, mund ta shikoni në linkun tonë të YouToube.





