Subscribe

65-vjeçari Apostol Bozhgolli dyshohet se i mori jetën fqinjit të tij në Korçë pas një sherri për dritën e shkallës.

Burime për “Vizion Plus” konfirmuan se ata jetonin në të njëjtin pallat dhe në natën e ngjarjes, autori ka trokitur në derën e 67-vjeçarit Petrika Treska.

Në momentin që ky i fundit ka hapur derën, Apostol Bozhgolli e ka goditur dy herë me thikë duke e lënë të vdekur në pragun e hyrjes së apartamentit. Trupi i pajetë i tij u gjet nga bashkëshortja.

Viktima kishte në pronësi një servis celularësh. Ndërsa autori 65-vjeçar dyshohet se ka probleme mendore dhe fqinjët e përshkruajnë si një njeri problematik dhe alkoolist.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *