E enjte, 29 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Politikë

Dosja “Balluku”/ Komici: Akuza është e njëjtë, s’ka arsye për rëndim të masës së sigurisë

Deputeti dhe njëkohësisht ish-anëtari i KPK, Olsi Komici, tha në studion e QUO VADIS në Vizion Plus se situata aktuale e Belinda Ballukut nuk justifikon një masë më të ashpër sigurie.

Ai theksoi se Balluku është larguar si nga detyra e zv.kryeministres, ashtu edhe nga posti i ministres, duke mos pasur më akses institucional.

Reklamë

Sipas tij, në momentin kur komunikohet akuza, dosja konsiderohet e plotësuar pothuajse tërësisht dhe nuk ka elementë që mund të cenojnë provat.

Komici ngriti pikëpyetje nga studio e QUO VADIS mbi arsyen pse kërkohet një masë më ekstreme në një kohë kur akuza mbetet e njëjtë.

Reklamë

Pjesë nga biseda:

Komici: Cilat janë arsyet që SPAK kërkon rëndim të masës së sigurisë? Balluku ka ikur qoftë nga detyra e zv.kryeministres, qoftë si ministre. Pra, në këto momente znj. Balluku nuk ka asnjë akses. Në momentin që komunikohet një akuzë, është kopsitur dosja. Kur jepet akuza, dosja është e plotësuar pothuajse, mos të them 100%. Nuk ka elementë që mund të prishen si prova.

Borakaj: Nëse Parlamenti lejon heqjen e imunitetit, SPAK mund të bëjë edhe kontrolle të banesës apo telefonit të znj. Ballukut.

Komici: SPAK nuk e ka të ndaluar të hetojë. Prokuroria ka paraqitur provat. SPAK ka akses të plotë kudo, në çdo institucion, të marrë dëshmi, ka hapësirën e saj ligjore. Ajo që unë jam kurioz është që kërkohet një masë më ekstreme në një kohë kur akuza mbetet po ajo. Atëherë pse duhet të rëndohet kjo masë sigurie? A mund të arratiset znj. Balluku? Të gjitha dokumentacionet e hedhin poshtë.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë