Subscribe

Në progres raportin e Komisionit Europian të siguruar eskluzivisht për vizion plus theksohet se Shqipëria ka bërë progres drejt hapjes së negociatave dhe mbajtjes se konferencës së parë ndërqeveritare.

 

Ne piken e cila i referohet refromes zgjedhore theksohet se marrëveshja e arritur ne 5 qershori beri te mundur ndryshimin e kodit pas diskutimeve ne keshillin Politik, por pa arritur një kompromis para se Parlamenti t’i votonte në 5 Tetor.

 

“Pavarësisht nga rezultati pozitiv i marrëveshjes së arritur në 5 qershor 2020, dialogu politik në vend duhet të përmirësohet, veçanërisht për reformën zgjedhore dhe zbatimin e saj” thuhet më tej në raport.Lidhur me reformën gjithpërfshirëse në drejtësi , raporti thekson se ka përparim te qëndrueshem.

 

“Të gjitha institucionet e reja për vetëqeverisjen e gjyqësorit janë plotësisht funksionale dhe funksionojnë në mënyrë efektive. Gjykata e Lartë filloi kryerjen e funksioneve të saj”.Ndërsa për gjykatën Kushtetuese, raporti vlerëson se është  bërë përparim i rëndësishëm edhe në funksionimin e kësaj gjykate. Dokumenti përmend edhe strukturën special kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e cila është kruijuar plotësish.

 

“Shqipëria – thekson raporti  ka forcuar luftën kundër korrupsionit duke konsoliduar koordinimin operacional dhe kapacitetet monitoruese”, “ndërsa numri i hetimeve në vazhdim mbetet i lartë, deri më sot, dënimet përfundimtare në rastet që përfshijnë zyrtarë të nivelit të lartë mbeten të kufizuara.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *