Në spektaklin e ditës së premte të “Ferma VIP”, dy personazhe të rinj iu bashkuan fermerëve të tjerë.

Megjithatë, duket se gjatë asaj mbrëmjeje ndodhi një “sherr” mes Artemisës dhe Florit.

Artemisa u ofendua nga Flori sepse ai i tha asaj: Po ti ç’deshe këtu? Duket se kjo batutë e tij u keqkuptua prej saj dhe ata debatuan.

Teksa po bisedonte me fermerët e tjerë Artemisa tha se në spektaklin e kësaj mbrëmjeje do të diskutohet për debatin mes tyre.

 “S’jam gati për spektaklin, do të dal unë. Do të dal për sherrin me Florin, jam e sigurt”, tha Artemisa. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *