Subscribe

Djegia e mandateve nga ana e opozitës ka shfaqur shqetësim të madh tek ndërkombëtarët.

 

Pas qëndrimeve të mbajtura nga ambasdaori BE në Tiranë si dhe ambasada e SHBA, ka ardhur dhe reagimi i ambasadorit të Zvicrës Adrian Maitre.

 

Ambasadori zvicerian I ka bërë apel klasës politike që t’I rikthehet debatit pasi po I prishin imazhin vendit.

 

“Imazhi i Shqipërisë do përmirësohej nëse forcat politike do bashkëpunonin me njëri-tjetrin. Imazhi i Shqipërisë nuk korrespondon me realitetin. Dialogu në Parlament ndihmon për të pasur një imazh pozitiv të vendit.”

 

Ambasadori I bëri deklaratat gjatë fushatës ndërkombëtare dixhitale të Turizmit 2019 ku ishte i pranishëm dhe ambasdori BE, Luigi Soreca dhe ministri Blendi Klosi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *