1 Qershori e ka gjetur në spital Jonin, djalin e Arbana Osmanit.

 

Vetë moderatorja postoi një foto në “Instagram” nga shtrati i spitalit, duke përcjellë një urim ndryshe për festën e fëmijëve.

 

Arbana tregon se Joni ka operuar bajamet të hënën dhe uron vetëm shëndet për të gjithë fëmijët.

 

“Sot në këtë 1 Qershor (një ditë pasi operuam bajamet me sukses) e vetmja gjë që uroj për të gjithë fëmijët është shëndet. Mendimi im shkon për të gjithë prindërit te cilët përballen dhe vuajnë problemet shëndetësore të të vegjëlve të tyre. Zoti ju dhëntë forcë e durim. Gëzuar 1 Qershorin.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *