E hënë, 19 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Dita e fëmijëve, Meta: Të parandalojmë në çdo formë shfrytëzimin e tyre

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.

 

Reklamë

Në një postim në “Facebook”, Presidenti Meta shprehet se kjo ditë na frymëzon që të bashkojmë përpjekejt për mbrojtjen e shëndetit, mirëqënies, arsimimit dhe respektimit të të drejtave të fëmijëve. Ai ka bërë thirrje për të parandaluar çdo formë dhune, abuzimi e shfrytëzimi të fëmijëve.

 

Reklamë

Sakaq, presidenti Meta duke u ndalur tek misioni i “Aleancës për Dhurimin e Gjakut”, u ka bërë një ftesë qytetarëve që të dhurojnë gjakë për fëmijët talasemikë por edhe për përkujdesjen e shëndetit të tyre.

 

“Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijëve, na frymëzon të bashkojmë përpjekjet për mbrojtjen e shëndetit, mirëqenien, arsimimin e respektimin e të drejtave të fëmijëve, si dhe për të parandaluar çdo formë dhune, abuzimi e shfrytëzimi të tyre. Krenar që sot, në këtë ditë të rëndësishme, “Aleanca për Dhurimin e Gjakut” organizon një seancë dhurimi gjaku, për fëmijët talasemikë dhe jo vetëm, duke përcjellë mesazhin se mbrojtja e jetës dhe përkujdesi për shëndetin e tyre duhet të jetë misioni ynë i përhershëm.”

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë