24 vjeçari Andi Losha e 30 vjeçari Jurgen Karaj ishin nisur për të shkuar në shtëpi kur rreth orës 1 e 30 minuta të datës 10 Janar, u aksidentuan në pranë “Urës së Halilit” duke përfunduar në ujërat e zallit të Darsit.
24 vjeçari i cili ishte edhe drejtues i automjetit arriti të dalë i gjallë nga uji, ndërsa Jurgeni dyshohet se u rrëmbye nga rrjedha e fortë.
Që prej së shtunës vendi i aksidentit dhe e gjithë rrjedha e lumit Mat po krehet nga Forcat e Armatosura, Forcat e Shërbimit Zjarrfikës të Bashkisë Klos, të Bashkisë Mat, familjarë të 30 vjeçarit e vullnetarë të tjerë.
Kërkimet janë përqendruar në gjithë vijën lumore deri në liqenin e Ulzës me gjatësi mbi 25 kilometra, por pa rezultat deri në ditën e 6./vizionplus.tv





