E hënë, 19 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Dëmtuan godinën e Gjykatës së Apelit, arrestohen 5 protestues

Pesë persona janë vënë në pranga, ndërsa 15 të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi akuzohen për dëmtimin me sende të forta të dyerve dhe dritareve të Gjykatës së Apelit gjatë protestës.

 Policia bën me dije se gjatë kontrollit ndaj një të mituri 16-vjeçar janë gjetur edhe lëndë piroteknike.

Reklamë

“Në vijim të veprimeve hetimore të kryera përgjatë tubimit të sotëm, te Gjykata e Apelit, u identifikuan 20 shtetas që dëmtuan me sende të forta, dyert dhe dritaret e këtij institucioni.

Në vijim, u arrestuan 5 prej tyre, konkretisht shtetasit: A. P., 37 vjeç, S. R., 32 vjeç, L. D., 20 vjeç, P. P., 24 vjeç dhe një i mitur 16 vjeç.

Reklamë

16-vjeçarit, gjatë kontrollit, iu gjetën lëndë piroteknike.

Gjithashtu, u shpallën kërkim 15 shtetas të tjerë. Punohet për kapjen e tyre.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.