E premte, 30 Tetor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit/ Ambasada e SHBA: Roli që ka një media e fortë dhe e pavarur është parësor!

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ambasada amerikane në Tiranë ka dhënë mesazhin e saj për mbështetje të palëkundur ndaj gazetarëve të pavarur.

 

Reklamë

Ambasada ka kujtuar takimin që ambasadorja Yuri Kim ka pasur me dy gazetarë shqiptarë, duke nënvizuar faktin se “lufta kundër korrupsionit që të ketë sukses dhe pandëshkueshmëria të përfundojë, roli që ka një media e fortë dhe e pavarur është parësor”.

 

Reklamë

‘Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, Shtetet e Bashkuara ritheksojnë mbështetjen e tyre të palëkundur për gazetarët e pavarur të cilët përpiqen të zbulojnë dhe të përcjellin të vërtetën, të luajnë rolin e tyre mbikëqyrës në një mënyrë të përgjegjshme dhe të punojnë në një mjedis pa përndjekje, frikësime dhe vetëcensurë.

Javën e kaluar, Ambasadorja Yuri Kim u takua me gazetarët Edmond Hoxhaj (BIRN Albania) dhe Isa Myzyraj (Ora News) për të shprehur mbështetjen e palëkundur për gazetarët e pavarur dhe për të dënuar sulmet direkte dhe indirekte ndaj gazetarëve të cilët kërkojnë të raportojnë në mënyrë të pavarur dhe të saktë.

Sipas ambasadores, që lufta kundër korrupsionit të ketë sukses dhe pandëshkueshmëria të përfundojë, roli që ka një media e fortë dhe e pavarur është parësor”, thuhet në mesazhin e ambasades.

Vazhdo të lexosh

Reklamë