Subscribe

Edhe pse kanë kaluar 2 vite nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, familja Jonuzi nga fshati Gurzi i Kurbinit jeton ende në çadër. Banesa e tyre u klasifikua e pabanueshme, por ende nuk është shembur për t’i hapur rrugë rindërtimit. E moshuara Gjylie Jonuzi tregon vështirësitë dhe shprehet se kushtet e vështira u kanë shkaktuar probleme shëndetësore për shkak të të ftohtit dhe lagështirës. Ndërsa kryefamiljari Fatmiri, me lot në sy lutet që ndërtimi i banesës së tyre të nisë sa më shpejt.

 

Por ndryshe paraqitet situata në Maminas, pjesë e bashkisë së Shijakut. Në këtë zonë janë afro 120 shtëpi individuale që janë dorëzuar vetëm në Maminas, pasi ato u shpallën të pabanueshme nga instituti i ndërtimit. Përfituesit e banesave të reja shprehen se janë mjaft të kënaqur nga shtëpitë e reja dhe se kushtet e tyre nuk kanë të krahasuar me ato që kishin më parë.

 

Po në këtë zonë, edhe familja Barreti ka përfituar një shtëpi të re.

 

Bashkia e Shijakut ka rikthyer deri tani afro 800 familje që u detyruar të shpërngulen nga banesat e tyre pas tërmetit, shumica e të cilave janë banesa individuale.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *