Mali i Taraboshit po digjet. Zjarri ka nisur që të premten, mirëpo situate është përkeqësuar sot.

Flakët janë afruar pranë bizneseve përgjatë rrugës Shkodër-Shirokë. Në rrezik për t’u djegur është edhe qendra multifunksionale “Fshati i Paqes”.

Ajo është pronë e kishës katolike dhe kohët e fundit është përdorur si qendër strehimi për refugjatët. Deri tani zjarri ka shkaktuar dëme të mëdha, duke djegur pyje e kullota.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *