Subscribe

Trafikantët shqiptare te drogës kanë mobilizuar policitë e shteteve fqinje në Greqi dhe Itali, te cilat kane kapur ne pak ore me shume se 500 kg mariuhane. Prane kufirit shqiptaro-grek, ne Paramithi, efektivet e policisë helene kanë pikasur një automjet tip “Hjundai” me lëndë narkotike dhe janë vënë në ndjekje të tij. Por shoferi ka mundur t’i shpëtoje përkohësisht ndjekjes. Rreth orës 9:00 te mëngjesit, dy kilometra nga postblloku, ai i ka vene zjarrin makinës dhe me pas e ka braktisur ate. Por forcat greke munden ta arrestonin me vone trafikantin. Ai është nje shtetas polak qe synonte ta çonte hashashin ne Preveze. Sipas policisë shqiptare, nuk ka te dhëna qe kjo sasi kanabisi te kete ardhur nga Shqipëria, ndërkohe qe makina nuk rezulton te kete qene ne vendin tone.   Edhe në kryeqytetin grek, Athinë, në një tjetër operacion, policia ka arrestuar disa shqiptar dhe grekë dhe ka sekuestruar 230 kg lëndë narkotike. Paralelisht me operacionet në Greqi, policia italiane ka neutralizuar një grup ndërkombëtar shqiptar te drogës. Ne qytetin e Leces , falë një operacioni të përbashkët të njësive vendase dhe atyre shqiptare jane ndaluar katër trafikantë shqiptar është sekuestruar një sasi prej 277 kg kanabis. Të arrestuarit janë skafisti 39-vjeçari me inicialet E.D. banues ne Vlore dhe tre shqiptare te tjere rezident ne Itali. Mbi te ndaluarit rëndon akuza e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *