Nje zjarr i fuqishëm përfshiu mbrëmjen e te enjtes një fabrikë të prodhimit të dyshekëve në qytetin e Kavajës.

Pas 5 orë luftë me flakët , zjarrfikësit  nga Kavaja dhe Durrësi kane arritur të vendosin situatën nën kontroll. Zjarri dyshohet se ka nisur nga një shkëndijë elektrike dhe u përhap menjëherë në një sipërfaqe të gjerë , duke shkaktuar dëme të medha materiale .

Sipas informacioneve të policisë nuk ka të lënduar pasi ne ato momente  punëtorët nuk ndodheshin në fabrikë.

Ky është rasti i tretë që zjarret përfshijnw biznese në pronësi të Gjergj Kralit , i cili është babai i kryetarit të bashkisë së Kavajës , Redjan Krali.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *