Kryetarja e Aleancës së Grave deputete Dhurata Çupi ka reaguar nëpërmjet një statusi ne faqen e sajne facebook në lidhje përdhunimin e një vajze në Fushë Krujë, ku opozita akuzon edhe Taulant Ballën në tentativën për të mbyllur cështjen pasi në të ështëi përfshirë djali I një deputeti socialist.

 

Deputetja e PD, Dhurata Cupi thotë se djegia e trupit me cigare dhe përdhunimi i vajzës së re nga Fushe-Kruja është një ngjarje që duhet të na ngrejë në revoltë. Zonja Çupi kërkon nga institucionet përgjegjëse të veprojnë në zbatim të ligjit dhe jo të ndikimit nga individë në pushtet.

 

 

Si përfaqësuese e Aleancës së Grave deputete jam thellësisht e indinjuar nga një ngjarje që ka tronditur cilëndo nënë që po rrit një vajzë në këtë vend mes frikës se krijesa e saj do të përballet me një makabritet të tillë. Djegia e trupit me cigare dhe përdhunimi i vajzës së re nga Fushe-Kruja është një ngjarje që duhet të na ngrejë në revoltë. Nuk është vetëm veprimi skandaloz që është kryer nga djali i një ligjvënësi shqiptar por edhe sjellja dhe mbrotja që i ka vënë në dispozicion dhunuesit të saj.Kjo është skandal përtej skandalit që thellon frikën duke mbyllur gojën përpara një pushteti  që sdi të ndalet në anën cnjerëzore të tij edhe për ngjarje të tilla. Kjo situatë nuk mund të pranohet. Institucionet përgjegjëse duhet të veprojnë në zbatim të ligjit dhe jo të ndikimit nga individë në pushtet.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *