Policia e Beratit ka arrestuar një 41-vjeçar, pasi dhunoi fizikisht dhe psikologjikisht nënën e tij.

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale I.A., me banim në Berat. Ai ka ushtruar dhunë në mënyrë të vazhdueshme fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, E. A.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *