Një biznesmen është dhunuar barbarisht gjatë nates mës të martës dhe mërkurës në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

 

Andrea Zoga, biznesmen në fushën e  restoranteve është qëllyar me grushta e sende të forta në persona ende të paidentifikuar teksa do të futej në shtëpinë e tij në rrugën “Merdar Shtylla” .

 

Zoga ka marrë plagë të konsiderueshme në fytyre, kokë dhe trup dhe është dërguar me urgjence në orët e vona të së martës në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Mësohet se teksa është marrë në pyetje nga forcat e rendit, biznesmeni ka deklaruar se nuk I ka dalluar qartë agresoret por ka vënë re se ata lëviznin me nje automjet tip “Gol”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *