Kronikë
Dhunë në familje, nënë dhe bir në Librazhd rrahin njëri pas tjetrit nusen

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje në Librazhd, ku nënë dhe bir kanë rrahur nusen. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kuturman në Librazhd.
Pas dhunës nga i shoqi, nusja e re është dhunuar edhe nga vjehrra e saj shtetasja (L.A 52-vjeç). Nuk dihen ende arsyet që kanë çuar në përplasje fizike mes palëve, ndërsa nënë e bir janë vënë nën hetim nga policia.
Reklamë
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
/Vizionplus.tv/
Vazhdo të lexosh
Reklamë




