Nisur nga rritja e numrit te krimeve ne familje, policia ka nisur te veproje për te parandaluar rastet e dhunës qe mund te çojnë ne krim. Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohen për ‘dhunë në familje’. Blutë bënë me dije se në pranga ka rënë 50-vjeçari Qani Muça, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes 44-vjeçares dhe vajzës 11-vjeçare.

 

Po ashtu është arrestuar 35-vjeçari Antonio Hyseni banues në Kavajë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij 29-vjeçare. Më herët një 34-vjeçar u arrestua ne Shkodër, pasi dhunoi kunatën e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *