Subscribe

Bizneset anëtare të dhomës amerikane të tregtisë shprehen të shqetësuar dhe të zhgënjyer me ndryshimet e ligjeve fiskale që qeveria ka propozuar për vitin që vjen.

 

Në një letër drejtuar ministres së financave dhe kryetarit të komisonit të ekonomisë, dhoma amerikane thotë se qeveria ka thyer angazhimin publik për të ofruar qëndrueshmëri në ligjet e taksave dhe tatimeve.

 

Dhoma Amerikane shpreh shqetësimin mbi procesin dhe përmbajtjen e  projektligjeve. Kemi te bejme me thyerje te angazhimit publik për një paketë fiskale të qëndrueshme me ndërhyrje të paktën njëherë në katër vjet, pasi komuniteti i biznesit ka shprehur shqetësimin e vazhdueshëm mbi ndryshimet e shpeshta mbi paketën fiskale dhe tatimet, si dhe në përshtatje me praktikat më të mira botërore. Zyrtarë të lartë duke përfshirë ministrin e Financave, kryeministrin etj., janë angazhuar publikisht për ndryshime më pak frekuente të ligjit, njëherë në çdo 4 vjet.

 

Në letër, bizneset ankohen edhe për faktin se qeveia nuk ka zhvilluar kosultime me sipërmarrjen, ndaj kërkesa e tyre është që kjo paketë fiskale të shtyhet në kohë.

 

Dhoma Amerikane vëren e zhgënjyer se u njoftua mbi projektligjet e paraqitur nga Këshilli i Ministrave mbi paketën fiskale 2022, pasi ato ishin miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe ishin depozituar pranë Kuvendit. Kjo praktikë – fatkeqësisht e përsëritur – është në shkelje të ligjit “Për Njoftimin dhe Konsultimin publik”, i cili i kërkon autoriteteve shtetërore t’i ofrojnë palëve të interesuara një periudhë kohore të përcaktuar për të shqyrtuar dhe ofruar rekomandimet e tyre në lidhje me projektligjin/et e propozuar.

 

Propozimet e taksave dhe tatimeve sipas dhomës amerikane, shtojnë vështirësitë për bizneset: ndryshimi mbi pagat do të nxisë më tej evazionin fiskal, heqja e TVSH se rimbursueshme do të cënojë industrinë e qumeshtit, taksa mbi mjetet lundruese do të falimetojë bizneset turistike, ndërsa rritja e kufirit për importin e makineve dhe pajisjeve  pa TVSH, ka karakter përjashtues për shumë biznese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *