Subscribe

Vizion Plus ka zbardhur dëshminë e vjehrrës së Bedrie Lokës, e cila u vetëvra pak ditë më parë në Durrës.

Policia ka arrestuar për këtë rast bashkëshortin e Bedries, Xhemal Lokën.

Lexo edhe :

Related Posts

Në dëshminë e saj, e ëma e Xhemal Lokës deklaroi se telefonin i biri e ka lënë në shtëpi që ta marrë motra, por shtoi se nuk ka pasur qëllim që të fshehë diçka.

Ajo madje ka theksuar se telefoni i është dorëzuar policisë kur e kërkoi.

Vjehrra e Bedries, ka shtuar më tej në dëshminë e saj se Xhemali ja ka falur gruas së tij hapjen e një adrese falso në Tik Tok, por edhe humbjen e 40 mijë eurove.

Erdhi policia mori Xhemalin rreth orës 12-12:30. Djali e ka lënë telefonin dhe  më tha që do vi ta marr Rozalinda. Polici u fut brenda në shtëpi, si mund të hyjë ai përmes femrave, se ne bën vaki jemi edhe të zhveshura. Telefonin e ka pasur Rozalinda,ja kam marrë vajzës dhe ja kam dhënë policit. I dinë të gjitha të dhënat. Djali im ja fali nuk i kërkoi llogari. Nuk ka gjë i tha. Edhe lekët ja fali nuk i kërkoi llogari. Xhemali i solli lekët, nuk i solli vëllai i nuses. E ka denoncuar nusja vjedhjen e 40 mijë eurove. Bëri fjalë e me komshinjtë, sepse u tha i ka marrë ky, i ka marrë ai”, ka thënë vjehrra e viktimës në dëshminë e saj./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *