Subscribe

Katër anëtarët e familjes Gushi që humbën jetën këtë të premte në një aksident, sapo kishin ardhur nga Greqia, me qëllim për t’i kaluar ditët e pushimit në Shqipëri.

 

Dy bashkëshortët, Eduart dhe Silvana Gushi, si dhe dy fëmijët e çiftit, po udhëtonin me mjetin Toyota në autostradën Fier-Vlorë, kur u goditën nga një automjet tip “Audi”, brenda të cilës ishin tre djem, Igli Madani, Fabio Lamaj dhe Glori Selimi.

 

Ata aktualisht ndodhen në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

 

Policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti tragjik që tronditi vendin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *