Në 36 ditë grevë kjo është hera e katërt që francezët organizohen në demonstrata masive në të gjithë vendin duke shkaktuar një kaos të thellë në transport, arsim, shërbim shëndetësor si dhe në aktivitetin e bizneseve. Pas një jave bisedimesh intensive, qeveria e Emmanuel Macron dështoi të bindë sindikatat për reformën e pensioneve.

 

Qytetarët kanë pushtuar rrugët duke kundërshtuar me vendosmëri sistemin e pikëzimit sipas të cilit mosha e pensionit do të duhet të shtyhej në 64. Kjo është protesta më e gjatë në historinë e Francës e cla nuk i ka kursyer as skenat e dhunës dhe përplasjet me policinë.

 

Transporti hekurudhor, linjat e metrosë, fluturimet dhe transporti detar gjithashtu janë paralizuar në një pjesë të madhe pasi sindikatat që përfaqësojnë kontrollorët e trafikut ajror dhe punonjësit e portit janë bashkuar në grevë ndërsa disa sindikata kanë bërë thirrje gjithashtu për operacione bllokadash në rafineritë e naftës.

 

Protesta e parë e masive u mbajt në 5 dhjetor dhe mblodhi 1.5 milion njerëz por mbështetja po zvogëlohet pasi punëtorët kanë 2 muaj që nuk paguhen. Presidenti Emmanuel Macron deri më tani ka qëndruar i palëkundur përballë pakënaqësisë dhe është zotuar që ta cojë reformën deri në fund.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *