Subscribe

Antoneta Dhima, Deputete e PS, në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Quo Vadis” të moderuar nga Pranvera Borakaj e ka cilësuar një histori suksesi zbatimin e kartës së Autonomisë menaxheriale në spitalin Memorial të Fierit.

Tre ditë më parë, pesë spitale të tjera përfituan Kartën e Autonomisë Menaxheriale. Bëhet fjalë për spitalin “Nënë Tereza”, spitalin e Lezhës, Durrësit, Vlorës dhe Shkodrës.

Dhima në Vizion Plus njoftoi se sot ka nisur zbatimi në këto spitale. Por, gjatë fjalës së saj deputetja është përballur me ish-kolegun, Ylli Ziçishtin, i cili ishte i pranishëm në studio. Ish-deputeti ka deklaruar në studio se sallat e operacionit në Spitalin Ushtarak në Tiranë punojnë deri në orën 2.

Dhima: Ligji për shërbimin spitalor e parashikon autonominë spitalore si një pjesë integrale të menaxhimit të shërbimit spitalor publik. Gjatë këtyre viteve nga ana e qeverisë shqiptare janë bërë ndërhyrje në rikonstruksionin e qendrave shëndetësore, spitale dhe pajisjet që shërbejnë për ofrimin e një shërbimi cilësor. Karta e Autonomisë Spitalore mbush një vit që po zbatohet në Spitalin Memorial të Fierit dhe është një histori suksesi. Ka transparencë dhe praktika e dyfishtë e mjekëve ka filluar të zbatohet dhe do të fillojë të zbatohet në 5 spitalet e tjera. Aplikimi i Autonomisë Spitslore shton edhe rritjen e nurmit të shërbimeve. Spitali Memorial ka filluar zbatimin e kartës së autonomisë menaxheriale në mars të vitit 2023. 5 spitale të tjera kanë filluar sot zbatimin e kartës së autonomisë menaxheriale. Fillimi është i vështirë.

Doktor Prifti: A paguajnë pacientët kur shtrohen?

Dhima: Jo nuk paguajnë. Paguajnë vetëm ata persona të cilët nuk janë të siguruar.

Doktor Ziçishti: Deri në çfarë orë punojnë sallate operacionit

Dhima: Është pyetje e vështirë. Unë jam deputete e Kuvendit, jo drejtuese e Spitalit Memorial. Di që aty funksionojnë shumë mirë aparaturat dhe sallat. 

Ziçishti: Në shëndetësi nuk ka mendim ekonomik. Nëse do të shikosh spitalin ushtarak sallat punojnë deri në orën 2. Duhet efiçiencë e plotë. Del me kosto prandaj.

Dhima: Sallat e operacionit në spitalin rajonal kanë funksionuar sipas orareve zyrtare. Në kushte normale sipas planifikimit nuk ka pasur orar./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *