Në përgjigje të ironive dhe kritikave, kyeministri Edi Rama shprehet se nuk i ndahet premtimit për lëshimin e dy satelitëve në orbitë, “Albania 1” dhe “Albania 2”, të cilët ishin planifikuar të dërgoheshin në hapësirë brenda muajit mars të këtij viti.

 

Shefi i qeverisë u shpreh se vonesat nuk janë në dorën e tij, ndërsa kërkoi që të bëhet durim.

 

“Padurim të madh paskan pasur disa për satelitët e sipas modës së re thonë ç’të duan pa pyetur fare more si është puna! Po një gjë cuditem si nuk duan ta kuptojnë: Unë them atë që bëj e bëj atë që them dhe kur vonesat s’janë në dorën time thjesht bëj durim, po zotimit s’i ndahem jo”, shkruan Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *