Gjetja pozitiv me Covid-19 e dy lojtarëve të Partizanit, ditën e mërkurë ka vënë në rrezik serioz zhvillimin e derbit të kryeqytetit, në program për tu luajtur ditën e premte.
Ferati dhe Boldor dolën pozitiv një ditë më parë dhe ky lajm frikësoi të kuqte të cilët në zbatim të protokollit sanitar, i bënë teste të gjithë ekipit përfshirë edhe stafin.
Pavarësisht se Boldor dhe Ferati prej pak ditësh nuk kishin qënë afër skuadres, frika mbetet se ndoshta lojtarë të tjerë të ekipit mund të jenë infektuar.
Përgjigjet e testeve pritet të dalin jo më larg se pasditja e kësaj të enjte, për të kuptuar pastaj se cfarë do të ndodhe me derbin e kryeqytetit që është shumë I rëndësishëm për vazhdimesine e kampionatit, aty ku Tirana aktualisht kryeson me 6 pikë më shumë se Kukësi.
FK Partizani njofton se gjithë ekipi ka kryer testet për COVID-19. Në zbatim të udhëzimeve të protokollit shëndetësor të Ministrisë së Shëndetësisë dhe mbrojtjes Sociale, si dhe Federatës Shqiptare të Futbollit, të gjithë lojtarët dhe stafi ju nënshtruan tamponëve sonte në mbrëmje, mbasi dy prej pjestarëve të skuadrës Deian Boldor dhe Besnik Ferati rezultuan pozitiv me COVID-19. Testimi për të gjithë skuadrën është kryer për efekt të marrjes së masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, në prag të takimit ndaj Tiranës në program ditën e premte.