29-vjeçari shqiptar i cili akuzohet se ka përdhunuar një të moshuar në Greqi, doli ditën e djeshme para Gjykatës në Rodho.

Trupa gjykuese shpalli fajtor emigrantin shqiptar dhe e dënoi atë me 13 vite burgim, nën akuzën për përdhunim ndaj një 71-vjeçareje në Patmo, ngjarje kjo e ndodhur më  9 qershor  të 2023.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e të moshuarës. Ajo ka treguar para gjykatës  se shqiptari hyri në shtëpinë e saj me maskë në fytyrë dhe nën kërcënimin e thikës e përdhunoi.

Pavarësisht pretendimeve të shqiptarit, gjykata greke rrëzoi kërkesën e tij për dënim më të reduktuar./vizionplus.tv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *