E hënë, 12 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Demo pret Granoff, fokus te shtrirja kombëtare e projekteve të suksesshme të AADF

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, zhvilloi një takim me Michael Granoff, Kryetar i Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), ku vlerësoi kontributin e vazhdueshëm të fondacionit në zhvillimin e Shqipërisë dhe diskutoi mbi zgjerimin e bashkëpunimit me institucionet qendrore dhe vendore.

Gjatë takimit, ministri Demo vlerësoi ndikimin e projekteve të AADF në fusha të rëndësishme si arsimi, teknologjia, sipërmarrja, turizmi, trashëgimia kulturore dhe zhvillimi ekonomik lokal, të cilat kanë krijuar mundësi të reja dhe kanë sjellë përfitime konkrete për qytetarët dhe komunitetet.

Reklamë

Një vëmendje e veçantë iu kushtua shtrirjes në nivel kombëtar të modeleve dhe projekteve të suksesshme, përmes forcimit të bashkëpunimit ndërmjet fondacionit dhe institucioneve publike, me synimin që rezultatet pozitive të këtyre nismave të shtrihen në të gjithë vendin.

Takimi riafirmoi rëndësinë e partneritetit shqiptaro-amerikan dhe të bashkëpunimit të qëndrueshëm në funksion të inovacionit, forcimit të kapaciteteve institucionale dhe krijimit të mundësive të reja për zhvillimin e Shqipërisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.