Subscribe

Muajt e fundit në vendin tonë janë regjistruar dhjetëra tërmet, të cilat nuk kanë kaluar pa dëmtime në banesa, pallate apo objekte të tjera.

 

Në bashkitë e Shqipërisë së mesme, emergjencat civile kanë nisur ndërtimin dhe rikonstruksionin e të gjitha banesave të prekura.

 

Kreu i emergjencave civile Haki Çako ne komisionin e sigurisë kombëtare ku diskutohej buxheti për vitin 2020, tha se për demet nuk ka ende një vlere përfundimtare.

 

Çako tha se Shqipëria është një vend me risk të lartë sa i takon fatkeqësive natyrore dhe po këtë e faktuan edhe tërmetet që prekën Korçën që nga 1 qershori.

 

Komisioni i Mbrojtjes Civile për qarkun e Korçës bëri këtë të martë bilancin për përballimin e situatës së shkaktuar nga tërmeti 6 muaj më parë në rajonin juglindor.

 

Prefekti Dhori Spirollari u shpreh se në Vidohovë të Devollit janë vetëm 4 banesa të papërfunduara.

 

Në lidhje me dëmet e shkaktuara në disa banesa nga tërmeti i 1 nëntorit prefekti Spirollari u bëri apel bashkive për të përballuar dëmet me fondet dhe fuqinë punëtore të tyre, si dhe me ndihmën e biznesit vendas.

 

Tërmeti i 1 nëntorit ka thelluar dëmet në zonën e Qafëzezit dhe Vidohovës por edhe në disa fshatra të tjerë të Devollit.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *