Është zbardhur ekspertiza e vdekjes së nënës së re 25 vjeçare, e cila ndërroi vdiq një orë pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë.

 

Sipas ekspertizës vdekja e Rexhina Debrova pas lindjes cezeriane ka ardhur nga koagulimi. Me fjalë të thjeshta koagulimi është mpiksje e gjakut, që e bën këtë të fundit të trashë deri sa thahet përfundimisht.

 

Ndër tgë tjera në ekspertizë theksohet se nga mpiksja e gjakut është bllokuar një nga venat kryesore që çon gjakun në mushkëri, duke shkaktuar kështu vdekjen e menjëhershme.

 

Ndërkohë që familjarët në lidhje me këtë ngjarje akuzojnë mjekët për humbjen e së afërmes së tyre. Sakaq, lidhur me ngjarjen policia ka arrestuar dy mjekët Nikollaq Thano, reanimator, dhe Mehmet Ibaj, kardiolog.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *