Subscribe

Prokurori Besnik Muci është anetari i pare i gjykatës Kushtetuese që zgjidhet sipas kuadrit ligjor të reformes ne drejtesi.

 

7 dite pasi Keshilli i Emerimeve ne Drejtesi i nisi Presidentit te Republikes listen me 4 kandidate, Ilir Meta ka vendosur te zgjedhe prokurorin Muçi i cili eshte renditur i treti sipas vleresimit te Keshillit.

 

Tashme Presidenti duhet te zgjedhe dhe nje tjeter anetar per gjykaten Kushtetuese, por ai e ka beret e qarte se pret levizjen e parlamentit.

 

 

Presidenti i Republikës ka vendosur që të shprehet pa vonesë për emërimin e kandidatit të përzgjedhur prej tij, në mënyrë që kjo vendimmarrje të pasohet me një vendimarrje të Kuvendit të Shqipërisë në zgjedhjen e anëtarit tjetër të Gjykatës Kushtetuese, me qëllim që Gjykata Kushtetuese të jetë sa më shpejt funksionale e aftë për të marrë vendime dhe për t’u dhënë zgjidhje kushtetuese një sërë çështjeve që shqetësojnë të gjithë jetën shoqërore në vend.

 

 

Edhe tek parlamenti, Keshilli i Emerimeve ne Drejtesi ka depozituar kandidatet per 2 anetaret e tjere te gjykates kushtetuese por ende nuk dihet sa shpejt do te veproje kuvendi me procedure.

 

 

Deri ne mesin e muajit nentor pritet qe te zgjidhen 4 anetaret e rinj te gjykates Kushtetuese dhe duke llogaritur edhe anetaren aktuale Vitore Tushen gjykata do te kete 5 anetare.

 

 

KANDIDATET PER GJYKATEN KUSHTETUESE

 

  1. Arta Vorpsi 89.642 pikë
  2. Elsa Toska 85.428 pikë
  3. Besnik Muçi 81.928 pikë
  4. Regleta Panajoti 80.285 pikë

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *