Policia e Shkodrës zbardh plagosjen e 24-vjeçarit Isak Mehmedaj. Raportohet se i riu është vendosur në pranga, pasi ka dhënë deklarim të rremë mbi ngjarjen.

 

Rezulton se Mehmedaj është vetëplagosur me armë zjarri në bark, por ka gënjyer shërbimet e policisë se e kanë qëlluar disa persona që nuk i njihte.

 

24-vjeçari, në bashkëpunim me një 20-vjeçar tjetër, kanë fshehur armën në vendin e ngjarjes si dhe kanë inskenuar një variant ndryshe të saj duke u përpjekur të fshehin rrethanat. Në përfundim të veprimeve hetimore, uniformat blu mundësuan arrestimin e dy të rinjve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *