Ish-ministri i Jashtëm, Tritan Shehu ka akuzuar presidentin Thaçi se po vepron ndesh me interesat tona kombëtare e stabilitetin e rajonit.

 

Duke u ndalur tek deklarata e Thaçit për “Shqipërinë e Madhe”, Shehu shprehet ai po futet në aventura të rrezikshme pasi, sipas tij, po godet “Paketën e Ahtisaar”.

 

Sipas ish-deputetit demokrat bashkimi mes dy vendeve do të bëhet vetëm në europë dhe jo duke veshur “kostumin” nacionalist.

 

“Tezat e Thacit, ndesh me interesat tona kombetare e stabilitetin e Rajonit. Ai dje kerkoi perfshirjen e Parlamenteve te Kosoves e Shqiperise ne aventura te rrezikeshme “bashkimi kombetar”, qe u shkojne per shtat atyre qe duan te na kthejne ne faktor destabiliteti, te na mbajne neve dhe Rajonin larg BE-se!! Disa muaj me pare duke aktivizuar perrallen e qarqeve serbe per Bin Laden ne Shqiperi, na kompromenton me “terrorizmin islamik”. Me “shkembimin e territoreve” ai me bashkeautore rigjalleroi nje aspirate te dominimit serb ne Rajon, por qe u “arshivua” ne Berlin. Se fundmi ne sinkron me ata qe kerkojne te na “veshin kostumin” nacionalist te “Shqiperise se Madhe”, ky President u ben te tilla thirrje Parlamenteve, ne kundershtim me detyrat e juridiksionin e tij. Thaci godet keshtu edhe “Paketen Ahtisaar”, qe eshte dokumenti baze i lirise e pavaresise se Kosoves, i vendimit te Gjykates se Hages, i Kushtetutes se saj. Te tilla teori qe rihapin edhe endrat e “Serbise se Madhe” nepermjet ndryshimit te kufijeve, vetem demtojne imazhin e interesat shqiptare ne keto periudha te veshtira, na izolojne. Pse nje President do te ndermerte kete hap duke perfshire edhe Shqiperine ne te tilla aventura: prej nje dosjeje, per interesa te tjera okulte, “per te lare…” mbas “shuplakes” se Berlinit?! Cdo gje eshte e mundur, por sidoqofte pergjigja duhet dhene e prere: ne e kemi  “fytyren” vetem drejt Europes, aty do te bashkohemi!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *