Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duket se shpreson shumë nga qeveria e re italiane, e cila pritet që t’i shpallë luftë mafias.

 

Kreu i PD-së, rishpërndau një status në Twitter të Matteo Salvinit, liderit të Lega-s në Itali, njëkohësisht edhe ministër i brendshëm i shtetit fqinj.

 

Ai e komenton statusin e Salvinit si “era e ndryshimit”.

 

“Mirësevjen “Era e Ndryshimit”, Matteo Salvini. Shumë shpejt edhe nga kjo anë e Adriatikut. Mafia shqiptare dhe Rama, që drejtojnë narko-shtetin, duhet të ndjejnë “nxehtësinë” nga Italia, në vend të gënjeshtrave, marrëveshjeve dhe fshehjeve të së shkuarës”.

 

Ndërkohë më herët në profilin e tij ministri i brendshëm Italian shkuante në profilin e tij në Twitter se mafias po i vjen fundi.

 

“Koha e mafias ka stër-përfunduar! Tani duhet të demostrojmë se shteti është më i fortë. Dua të kujtohem, në fund të udhëtimit, si njëri që më shumë se të tjerët luftoi Camorrën, ‘Ndrangheta-n dhe Mafian, duke u angazhuar në një turne, rajon pas rajoni”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *