Reshjet e pa ndërprera të borës kanë shkaktuar një sërë problemesh në Qarkun e Dibrës.

 

Të gjitha njesitë administrative janë të izoluara, ndërsa rruga nacionale Peshkopi – Tiranë kalohet me zinxhirë dhe me shumë vështirësi.

 

Në qytetin e Burrelit dëbora ka demtuar edhe pemët e parkut “Mbreteresha Geraldine” duke thyer shumë prej tyre.

 

Shtabet e emergjencave civile janë mbledhur për të analizuar situatën dhe të gjejnë një zgjidhje se si mund ta zhbllokojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *