Në bashkinë e Pogradecit vijojnë reshjet e dëborës me intesitet në zonat e larta, ku trashësia varion nga 10 deri në 25 cm. Për pasojë janë krijuar vështirësi në lëvizjen e automjeteve në Qafë Thanë, por aksi nuk është i bllokuar. Probleme ka në njësit administrative të kësaj bashkie.

Dy njësi, ajo e Velçanit dhe Dardhasit janë pa energji elektrike ndërsa dëbora në këto zona arrin deri në 20 cm. Në Velçan është paralizuar lëvizja e mjeteve. Mungesë e energjie  ka edhe në 3 fshatra të njësisë Proptisht, ku në këtë njësi qarkullimi është i mundur.

Në njësinë Trebinjë dëbora ka arritur në 20 cm dhe ka vështirësi në lëvizje. Rruga e Dunicës në këtë njësi është bllokuar pasi në një pjesë të segmentit rural ka pasur rrëshqitje dherash dhe gurësh. Një njësinë Dardhas deri në qendër të njësisë mjetet qarkullojnë, ndërsa ndërsa në fshatrat e sipërm të saj Niçë, Osnat, Dërdushë, Stërkanjë nuk realizohet qarkullim mjetesh si pasojë e bores, pra fshatrat janë aktualisht të izoluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *